Kosovë-Zvicër, ja formacionet e mundshme
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Zvicrën.
‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
‘Tempulli’ i kryeqytetit tonë, pritet që si asnjëherë më parë të jetë i mbushur me tifozë.
Kosova pas katër ndeshjeve renditet në pozitën e pestë në Grupin I me tre pikë të arkëtuara, krahas Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, që zë vendin e parë në kuotën e 10 pikëve.
Formacionet e mundshme:
KOSOVA (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dresevic, Fazliji; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi
ZVICRA (4-3-3): Sommer; Fernandes, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Zakaria, Xhaka; Shaqiri, Amdouni, Vargas
Ndeshja Kosovë-Zvicër fillon në orën 20:45.