Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, gati për Rumaninë
Kombëtarja e Kosovës e ka përfunduar stërvitjen e fundit para përballjes së rëndësishme ndaj Rumanisë.
“Dardanët” do të synojnë ta nisin me fitore Ligën e Kombeve, me objektivin e vetëm që të kualifikohen tutje si lider.
Përballë tyre është skuadra që edhe luajti në “Euro 2024” Rumania, mirëpo që te Kosova ka shpresë që mund t’i mposhtin.
FFK ka njoftuar tifozët se Kosova me sukses e ka mbyllur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tani janë shumë të motivuar për ta nisur edicionin siç duhet.
Kujtojmë, ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” të premten me fillim nga ora 20:45, ku stadiumi do të jetë i stërmbushur meqenëse janë shitur të gjitha biletat.