Kosova U19 mundët nga Austria

Kosova U19 mundët nga Austria

Kombëtarja e Kosovës U19 është mundur nga Austria U19, me rezultat 0-4, të mërkurën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndeshje e luajtur në kuadër të kualifikueseve të Grupit 10 për Kampionatin Evropian 2025.

Austriakët janë treguar ekip shumë i fortë në duel me skuadrën tonë, duke dominuar ndeshjen dhe duke shënuar katër gola.

Golin e epërsisë për Austrinë e shënoi Verhounig në minutën e 9-të.

Edhe në pjesëlojën e dytë, ishte skuadra mike e cila më mirë e kontrolloi lojën duke realizuar edhe tri gola përmes Verhounig (65’), Grgic (73’) dhe Adejenughure (80’) për rezultatin përfundimtar 0-4.

Futbollistët e kombëtares sonë, provuan më të gjitha forcat që të gjejnë të gjejnë rrugën e golit, megjithatë, tentimet e skuadrës sonë nuk prodhuan asnjë gol.

Dardanët e rinj sfidën e radhës e luajnë të shtunën pasdite, ku do të përballen me Spanjën, ndeshje që fillon në orën 15:00.

Share This