Kosova U18 në finale, vetëm një hap larg Botërorit

Kosova U18 në finale, vetëm një hap larg Botërorit

Kosova U18 në hendboll ka siguruar një sukses të madh, duke u kualifikuar në finalen e “IHF Trophy Intercontinental”.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj kanë mposhtur SHBA-në me rezultat të ngushtë 27:26, duke bërë edhe një hap të madh drejt historisë.

Kosova e ka nisur më mirë takimin, duke e mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi, 13:11.

Ndeshja ka qenë e barabartë dhe me rivalitet të madh, por skuadra e Kosovës ka treguar forcë dhe karakter, duke e ruajtur avantazhin deri në fund dhe duke siguruar fitoren e madhe.

Kjo fitore e çon Kosovën në finalen e madhe të turneut, ku do të ketë mundësinë të luftojë për titullin dhe një biletë për Kampionatin Botëror.

Share This