
Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos
Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.
Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.
Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.
Kosova, shteti i medaljeve olimpike, do të përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).