Kosova stërvitet në ‘Fadil Vokrri’
Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën ka mbajtur stërvitjen e radhës para sfidave të këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Dardanët të premten mbrëma ndeshen me Rumaninë në ‘Fadil Vokrri’, derisa tri ditë më vonë, Kosova luan në udhëtim tek Qipro.
Kombëtarja jonë sot stërvitjen e ka zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të luhet përballja me Rumaninë, një nga sfidat kryesore të skuadrës sonë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Stërvitja e zhvilluar sot, ka rrjedhur mjaft mirë derisa është punuar në aspektin taktik dhe teknik.
Ndeshjet Kosova-Rumani dhe Qipro-Kosova, do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.