Kosova shkëlqeu ndaj Islandës, kështu vlerësohen Dardanët

Kosova shkëlqeu ndaj Islandës, kështu vlerësohen Dardanët

Kombëtarja e Kosovës në futboll, tashmë është në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dardanët  kanë triumfuar edhe në sfidën e dytë të Play-Off-it kundër Islandës, me rezultat 1-3, të dielën mbrëma në Murcia të Spanjës.

Kalimi në Ligën B të Ligës së Kombeve është arritja më e madhe e kombëtares sonë.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi, duke shënuar het-trik e që është tregolëshi i tij i parë në fanellën e Dardanëve.

Asi kosovar është vlerësuar më notën më të lartë 9.1, derisa lartë janë vlerësuar edhe paraqitjet e Amir Rrahmani (7.8), Leart Paqarada (7.5), Milot Rashica (7.4) dhe Ermal Krasniqi (7.3).

 

Share This