Kosova rrëmben pesë medalje në Kampionatin Ballkanik, përfshirë edhe një të artë

Kosova rrëmben pesë medalje në Kampionatin Ballkanik, përfshirë edhe një të artë

Muhamedin Veseli fitoi katër ndeshje radhazi me Ippon, për të siguruar medaljen e artë.

Ai mposhti Alperen Ergun, Bunyamin Nasiroglu, Onur Tasçi dhe Firat Çekim.

Dëbora Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë, pasi në gjysmëfinale mposhti me Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Dzejla Kozljak.

Derisa, në finale Gjakova humbi me Ippon, nga garuesja e Turqisë Habibe Ayfonlu dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Loris Sharapolli për të bronztën fitoi ndaj garuesit nga Mali i Zi, Djordje Persic.

Sara Osmani në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër garueses turke, Nesibe Sena Coskun, derisa për të bronztën Osmani mposhti me Ippon, garuesen turke, Yagmur Avci.

Rrezarta Alimi në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale ajo humbi me Wazaari dhe Ippon, kundër garueses turke, Saniye Sen.

Për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, turken Yagmur Naz Aydin.

Ruvejda Llonqari humbi në ndeshjen e parë, në çerekfinale, me Wazaari dhe Ippon, kundër garueses nga Turqia, Nahide Saylag.

Pas asaj ndeshje ajo u ndesh edhe ne repasazh ku humbi me Ippon, nga rumunja Ioana Cociorba dhe u rendit e 7-ta.

Share This