Kosova pranon kërkesën e Napolit: Rrahmani nuk thirret
Kosova pranon kërkesën e Rudi Garcias.
Trajneri i Napolit ishte shprehur në një konferencë për shtyp për gjendjen e Amir Rrahmanit, duke shpresuar se kombëtarja e tij nuk do e thërriste për ta lejuar rikuperimin 100%.
E në fakt kështu ka ndodhur, kërkesa ëhstë pranuar, Kombëtarja e Kosovës në fakt nuk e ka thirrur mbrojtësin e të kaltërve për ndeshjet e radhës kualifikuese.
Megjithatë, lajme të mira vijnë përsa i përket gjendjes aktuale të mbrojtësit.
Trajneri francez shumë shpejt mund të gjejë Amir Rrahmanin, i cili u rikthye në stërvitje me grupin mëngjesin e së premtes së 6 tetorit.
Mbrojtësi i skuadrës napolitane mori pjesë në fazën e punës taktike me shokët e skuadrës përpara se të vazhdonte seancën me punë të personalizuar.