Kosova niset drejt Murcia-s

Kosova niset drejt Murcia-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të premten pasdite është nisur drejt Murcia-s së Spanjës.

Dardanët të dielën mbrëma në Murcia do të luajnë ndeshjen kthyese të Play-off-it kundër Islandës në Ligën e Kombeve.

Kosova të enjten mbrëma mundi Islandën, me rezultat 2-1, në ‘Fadil Vokrri’.

Dueli i të së dielës do të jetë vendimtare për skuadrën që garojë në Ligën B të Ligës së Kombeve në sezonin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë para nisjes drejt Murcia-s.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për sfidën kthyese kundër islandezëve.

Ndeshja Islandë-Kosovë do të fillojë në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This