Kosova mundet nga Zvicra

Kosova mundet nga Zvicra

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, është mundur nga Zvicra, me rezultat 73-81, të dielën mbrëma në Prishtinë, në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Dardanët pavarësisht angazhimit maksimal nuk ia dolën t’i bëjnë ballë lojës së zviceranëve duke humbur ndeshjen dhe duke humbur mundësinë që të kalojë në fazën e kualifikueseve për Botërorin 2027.

Zviceranët janë treguar ekip më i fortë së Kosova në dy periudhat e para.

Ndonëse basketbollistët e kombëtares sonë, mirë e nisen lojë, megjithatë, Zvicra shumë shpejtë e mori dominimin në parket dhe rezultat. Periudha e parë u mbyll 14-23 në favor të skuadrës helvete.

Edhe në periudhën e dytë, ishin basketbollistët e Zvicrës që e kontrollonin lojën më mirë duke mos rrezikuar rezultatin që fliste në favor të tyre. Me rezultatin 30-46 në të mirë të Zvicrës, skuadrat shkuan në pushim

Basketbollistët e Zvicrës edhe në çerekun e tretë vazhduan me lojën e mirë duke e mbyllur këtë periudhë me rezultatin 45-59.

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e skuadrës sonë, dhanë maksimumin në parket për të rikthyer rezultatin, megjithatë, zviceranët mirë e kontrolluan lojën dhe në fund triumfuan me tetë pikë epërsi 73-81.

Share This