Kosova mundet nga Azerbajxhani

Kosova mundet nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, është mundur në udhëtim nga Azerbajxhani, me rezultat 87-77, të dielën në ndeshjen e dytë të Rrethit të Parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Basketbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje mjaft të mirë, megjithatë, disa gabime në periudhën e fundit, i shfrytëzuan mjaft mirë nikoqirët të cilët e fituan këtë ndeshje tejet interesante.

Dy periudhat e para mes Azerbajxhanit dhe Dardanëve, ka dhënë ndeshje të fortë, por në finish të çerekut të dytë, basketbollistët e Kombëtares sonë, u treguan më të mirë duke shkuar në zhveshtore me epërsinë prej një pikë (43-44).

Periudha e tretë ka prodhuar lojë të barabartë dhe se rezultati gjithnjë ishte i ngushtë, mirëpo, në dhjetëminutëshin e fundit, lojtarët e Azerbajxhanit, ishin më të koncentruar duke e fituar ndeshjen me dhjetë pikë epërsi (87-77).

Kjo është fitorja e parë e Azerbajxhanit në këtë cikël garash, derisa një fitore ka edhe Kombëtarja jonë e cila pak ditë më parë mposhti Irlandën (83-76).

Share This