Kosova me renditje historike në ranglistën e FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një ngritje historike prej gjashtë pozitave në ranglistën e FIFA-s.
Kosova renditet në vendin e 105-të në ranglistë, renditja më e lartë në historinë e “Dardanëve”.
Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta, derisa renditja më e lartë është 106, shkruan lajmi.
Në tetor Kosova zhvilloi vetëm një ndeshje edhe pse ishte paraparë të zhvillonte dy.
Kombëtarja mposhti Andorrën me rezultat bindës 3:0, derisa ndeshje me Izraelin është shtyrë për shkak të situatës.
Top-treshja nuk ka ndryshime me Argjentinën që mban vendin e parë bindshëm me 8.18 pikë, e ndjekur nga sfiduesi më i afër, Franca.
Pas tyre është Brazili, por që rrezikohet nga Anglia në vendin e katërt.
Belgjika është në pozitën 5, Portugalia në të 6-tin, Holanda (7), Spanja (8), Italia (9) dhe Kroacia në të 10-tin.