Kosova me pesë garues në Grand Prix Upper Austria
Ekipi kosovar do të paraqitet me pesë xhudistë në Grand Prix Upper Austria, në Linz të Austrisë.
Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 79 shtete, 533 garues, nga të cilët 302 meshkuj dhe 231 femra.
Kosova do të përfaqësohet më këta garues:
- Flaka Loxha (-57 kg)
- Fatjona Kasapi (-57 kg)
- Akil Gjakova (-73 kg)
- Dardan Cena (-73 kg)
- Loriana Kuka (-78 kg)
Flaka dhe Fatjona ndeshen nesër, Akili e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.
Garuesit tonë kanë udhëtuar bashkë me trajnerin dhe selektorin Driton Kuka.