Kosova me pesë boksierë në ‘Grand Prix-in’ e Zagrebit

Kosova me pesë boksierë në ‘Grand Prix-in’ e Zagrebit

Kombëtarja e Kosovës në boks, do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar ‘Grand Prix’ të Zagrebit.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, Kosova në këtë turne të përmasave ndërkombëtare do të përfaqësohet me pesë boksierë.

“Selektori i përfaqësues së Kosovës, Faton Xhakli, ka përzgjedhur pesë boksierë për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar ‘Grand Prix’ që mbahet në Zagreb prej 4 dhjetori deri me 7 dhjetor”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.

Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Shpëtim Bajoku, Loris Idrizi dhe Shpejtim Shabani, do të përfaqësojnë Kosovën në këtë turne joshëse që do të mbahet në Zagreb.

Share This