Kosova më një lojtar me pak mposht Lituaninë

Kosova më një lojtar me pak mposht Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës me fitore e ka mbyll këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Dardanët mposhtën Lituaninë, me rezultat 1-0, të hënën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli garash në këtë ligë joshëse evropiane.

Ndonëse është pritur fitore më e lehtë e kombëtares sonë, megjithatë, largimi i Muharrem Jasharit më karton të kuq në minutën e 44-të ndikoi në lojën e skuadrës sonë.

Kosova mjaft mirë e nisi lojën dhe pas vetëm pesë minutave përmes Muharrem Jasharit kaluan në epërsi prej 1-0.

Pas golit të Jasharit, skuadra jonë ra nga ritmi i lojës, megjithatë, kjo pjesëlojë u mbyll me avantazhin e Dardanëve prej 1-0.

Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, lituanezët disa herë u shfaqen mjaft të rrezikshëm, qëlluan dy herë shtyllën, megjithatë, në fund fitores iu gëzua Kosova, e cila më ‘blindon’ vendin e dytë në Ligën C Grupi 2, pa llogaritur epilogun e ndeshjes Rumani-Kosovë që do të vendos UEFA, derisa Rumani e cila mundi Qipron kualifikohet si lidere e grupit me 15 pikë të tubuara, kurse, Lituania e mbyll këtë cikël garash pa asnjë pikë.

Share This