Kosova mbyll mban stërvitjen e fundit, Dardanët gati për miqësoren e radhës

Kosova mbyll mban stërvitjen e fundit, Dardanët gati për miqësoren e radhës

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur sot përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Kombëtares së Komoreve.

Seanca e fundit stërvitore u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku nesër, në orën 19:00 do të luhet ndeshja.

Atmosfera në ekip është pozitive dhe përzgjedhësi Franco Foda, bashkë me stafin e tij teknik, ka përdorur këtë seancë për të finalizuar përgatitjet taktike dhe për të vlerësuar formën e futbollistëve, para përballjes që vlerësohet si test i rëndësishëm para kualifikimeve të Kampionatit Botëror në muajin shtator.

 

Share This