Kosova mban stërvitjen e dytë para miqësores me Norvegjinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, të premten ka zhvilluar stërvitjen e dytë para miqësores kundër Norvegjisë.
Norvegjia dhe Dardanët do të përballen më 5 qershor në Oslo, në një sfidë që pritet të prodhojë ndeshje interesante.
Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali.
Sipas faqes zyrtare të FFK-së fokusi ishte tek pjesa taktike.
“Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00. Ky grumbullim do të kurorëzohet me miqësoren kundër Norvegjisë që do të zhvillohet me datë 5 qershor në Olso”, thuhet në njoftimin FFK.