Kosova kryen stërvitjen e fundit, gati për finalen me Turqinë

Kosova kryen stërvitjen e fundit, gati për finalen me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur stërvitjen zyrtare në prag të finales së madhe të “play-off”-it kundër Turqisë, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët u stërvitën me përkushtim maksimal, duke reflektuar fokus dhe vendosmëri për këtë përballje vendimtare, ku synohet suksesi historik.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët realizuan ushtrimet e parapara taktike, duke treguar gatishmëri të lartë fizike dhe psikologjike.

Atmosfera në Kombëtare është shumë pozitive, ndërsa besimi për paraqitje dinjitoze dhe përkrahja e jashtëzakonshme nga tifozët pritet të jenë shtysë shtesë për ekipin në këtë duel të rëndësishëm.

Share This