Kosova e mbyll turneun “Yellow Cup” me humbje ndaj Italisë

Kosova e mbyll turneun “Yellow Cup” me humbje ndaj Italisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Italia me rezultat 28:25 në ndeshjen përmbyllëse të turneut ndërkombëtar “Yellow Cup”, që është mbajtur nga e premtja deri të dielën në Winterthur të Zvicrës.

Kosova ka bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje, duke e përfunduar pjesën e parë me epërsi 15:13. Megjithatë, dështimet në disa aksione rresht gjatë pjesës së dytë kanë bërë që fitorja t’i takojë Italisë.

Me këtë humbje, Kosova e përfundon turneun me tri disfata, duke mos arritur të regjistrojë fitore.

Pavarësisht rezultatit, paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kombëtares së Kosovës si përgatitje për vazhdimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2026”.

Share This