Kosova dy pozita më lartë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria në vend të njëjtë

Kosova dy pozita më lartë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria në vend të njëjtë

Është publikuar përditësimi i fundit i FIFA-s për vitin 2024 sa i përket renditjes së përfaqësueseve të futbollit në mbarë globin.

Kosova ka fituar dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 99-të. Pra ekipi i drejtuar nga Franco Foda tashmë është mes 100 kombëtareve më të mira.

Ndërsa Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të, i njëjti pozicion ku ishte një muaj më parë.

Sa i përket top dhjetëshes, në krye është Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili.

Në dhjetëshen e parë hynë edhe Kombëtarja e Gjermanisë.

Share This