Kosova dominon Hungarinë, por s’ka gola në pjesën e parë
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë në pjesën e parë, pavarësisht që nuk e gjeti rrugën drejtë rrjetës.
Edhe pse ishte paraparë një dominim i hungarezëve, ishin “Dardanët” që i dhanë leksion sa i përket posedimit dhe rasteve të krijuara.
Kosova ndërtoi disa aksione fantastike dhe rrezikoi dy herë përmes Edon Zhegrovës, që ishte afër të shënonte një supergol nga distanca.
Vlen të ceket që Hungaria gjatë kësaj pjese nuk kishte asnjë gjuajtje në portë dhe ndoshta rasti i vetëm që mund ta vlerësojnë hungarezët rast, ishte gabimi i portierit Muric mirëpo që Rrahmani pastaj e largoi.
Kësisoj, mbetet për t’u parë në pjesën e dytë nëse Kosova do ta ketë fuqinë për të vazhduar me të njëjtin ritëm dhe të shënojë fitore në fund.