Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se është aranzhuar ndeshja miqësore Kosovë – Komoret.

Kjo përballje do të zhvillohet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Komoreve renditet aktualisht në vendin 105 të ranglistës së FIFA-s. Komoret kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2024, që do të mbahet në Marok gjatë muajit dhjetor dhe gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, që nisin në shtator.

Të kujtojmë se miqësorja ndaj Armenisë, e cila është konfirmuar më herët, do të luhet më 6 qershor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar ekipin dhe për të ndërtuar formacionin më të mirë për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues.

Share This