KOREJA E JUGUT – Ish-ministri i Mbrojtjes tenton vetëvrasjen në burg
Ish-ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun u përpoq të vriste veten në një burg në Seul, ku po mbahet nën akuzat për kryengritje të lidhur me një hetim mbi ligjin e luftës të presidentit Yoon Suk-yeol, të shpallur më 3 dhjetor.
Ligji nuk hyri në fuqi pasi hasi rezistencën ligjore të parlamentit.
Skandali që krijoi presidenti shkaktoi protesta të shumta në vend.
Kim, që besohet të jetë figura qendrore në çështjen e ligjit të luftës, po mbahet “në një qeli mbrojtëse dhe shëndeti i tij mbetet i qëndrueshëm”, raporton atsh.