Koopmeiners drejt klubi të madh anglez
Klubi anglez, Newcastle United po e vëzhgon me kujdes zhvillimet mesfushorin e Atalanta-s, Teun Koopmeiners.
Mediet italiane raportojnë se Newcastle ka kohë që është duke e monitoruar reprezentuesin holandez.
Newcastle dëshiron ta blejë lojtarin në afatin e ardhshëm kalimtar, derisa Atalanta thuhet se kërkon rreth 70 milionë euro për Koopmeiners.
Ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste në dymbëdhjetë ndeshje e këtij sezoni.
Gjithashtu Koopmeiners ka shënuar edhe një gol për Holandën në 18 paraqitje e tij me “Tulipanët”.
Newcastle e sheh Koopmeiners si alternativë për Sandro Tonali, ky i fundit është pezulluar për 10 muaj për shkak të përfshirjes në baste.