Konflikti banal mes fqinjëve, arsye e vrasjes dhe plagosjes në Lipjan?

Konflikti banal mes fqinjëve, arsye e vrasjes dhe plagosjes në Lipjan?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

Si pasojë e një përleshje mes disa personave, njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).

Klan Kosova merr vesh se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve atje, për motive të ulëta.

Jo zyrtarisht thuhet se “mollë sherri” aty u bë TikTok-u.

Fillimisht rrahja ka nisur nga fëmijët e dy familjeve, e më pas janë përfshirë edhe të rriturit.

Viktima është Agim Zani.

Lidhur me rastin policia i ka arrestuar dy persona.

Ndërkaq gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Kështu tha drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Ai është transferuar për trajtim në Klinikën Torakale”, tha Syla, raporton ballkani.info.

Share This