Koncert madhështor në “Selman Stërmasi”, CAPITAL T premton spektakël në kryeqytet

Koncert madhështor në “Selman Stërmasi”, CAPITAL T premton spektakël në kryeqytet

“Rikthimi”, kështu titullohet koncerti i radhës i këngëtarit të njohur Capital T. Ai që na shoqëroi përgjatë rrugëtimit të Kombëtares në EURO 2024 me hitin e tij, do të jetë të premten në Tiranë.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” është caktuar të zhvillohet ky event i mrekullueshëm, sigurisht me policinë që ka marrë gjithë masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe të sigurisë. Capital T është padyshim një nga këngëtarët më të preferuar në Shqipëri.

Me këngët e tij ka zënë një vend të rëndësishëm në panoramën e muzikës shqiptare. Në datën 16 gusht ai është gati për të qenë dhe performuar pranë jush, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Mos e humbni!

Share This