Konate mbron Mbappe-n: I kam ‘zili’ talentin, por jo jetën!
Gjatë një interviste për emisionin ‘Canal Football Club’, Ibrahima Konate ka folur për periudhën e keqe në të cilën ndodhet Kylian Mbappe.
Mbrojtësi i Liverpool-it lë të kuptohet se jeta është mjaft e vështirë për bashkëkombësin e tij te Real Madrid.
“Mund të them pa frikë se Kylian-it i kam zili vetëm talentin pasi jetën e tij nuk e dua. Emri i tij figuron në çdo edicion lajmesh. Çfarë do lloj gjëje që bën, emri i tij pasqyrohet kudo”, tha Ibrahima Konate për emisionin e transmetuar në “Canal+”.
Mbappe nuk është grumbulluar nga Deschamps për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku Franca do të përballet me Izraelin dhe Italinë.