
Komuna e Deçanit/ U mbajt mbledhja e I- re e KPF-së (FOTO)
Të martën është mbajtur mbledhja e parë e KPF-së, e cila u drejtua nga kryesuesi Hajdar Sutaj.
“Mbledhjen e udhëheqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, përfaqësuesit e OSBE-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, zyrtarët komunalë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.
Sipas këtij njoftimi, në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2025;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të KKSB-së për vitin 2025;
- Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Kryetarit të Komunës;
- Shqyrtimi i raportit të punës një vjeçare të Komitetit të Komuniteteve;
- Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2024;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimit të komisionit Komunal për emërim të rrugëve – Lista me emra rezervë të rrugëve të Komunës së Deçanit;
- Shqyrtimi i kërkesave;
- Të ndryshme.
“Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë 27.02.2025”, theksohet në njoftimin e Deçanit.