Komploti për vrasjen e papa Françeskut në Irak zbulohet nga shërbimet sekrete britanike
Një komplot për të vrarë papa Françeskun gjatë një udhëtimi të tij në Irak – u arrit të parandalohej pas një informacioni nga shërbimet sekrete britanike, sipas autobiografisë së tij të ardhshme, sipas BBC.
Papa shkruan se, pasi kishte mbërritur në Bagdad në mars 2021, ai ishte informuar se gjatë një ngjarjeje në të cilën ai do të merrte pjesë – do të ishte nën shënjestrën e dy sulmuesve vetëvrasës.
“Të dy sulmuesit u kapën dhe u vranë më pas”, tha ai në fragmentet e botuara nga gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Vizita treditore në Irak, e cila u zhvillua gjatë pandemisë së koronavirusit, ishte vizita e parë e kryer nga një papë dhe pa një masë intensive sigurie.
Vitet më parë, Iraku ishte përfshirë nga një dhunë sektare në rritje, me luftime midis myslimanëve shiitë dhe sunitë, si dhe persekutimin e pakicave fetare.
Komuniteti i krishterë i vendit ishte “tkurrur” në mënyrë dramatike, duke qenë në shënjestër të veçantë të grupit të Shtetit Islamik dhe ekstremistëve të tjerë sunitë.
Në një pjesë të autobiografisë së tij, papa thote se pothuajse të gjithë e kishin këshilluar të mos e kryente vizitën, por ai e kishte ndjerë se “duhej ta bënte”.
Sipas papës, komploti ishte zbulua nga shërbimet sekrete britanike, të cilat paralajmëruan policinë irakiane, dhe ata nga ana e tyre ofruan detajet e sigurisë pasi ai kishte zbritur në vend.
“Një grua e mbushur me eksploziv, po shkonte drejt Mosulit për të hedhur veten në erë gjatë vizitës papale”, thotë ai.
“Dhe një furgon gjithashtu ishte nisur me shpejtësi të madhe me të njëjtin qëllim”, shkruan papa Françesku në autobiografinë e tij.
Papa shton se ai pyeti një zyrtar të sigurisë të nesërmen se çfarë kishte ndodhur me sulmuesit e mundshëm.
“Zyrtari i ishte përgjigjur në mënyrë lakonike: “Ata nuk janë më”.
“Policia irakiane i kishte kapur dhe i kishte hedhur në erë,” shkroi ai.
Libri, i titulluar “Shpresa”, do të botohet më 14 janar. /atsh/