“Komplimente”, Guardiola: Kanë bërë një punë të pabesueshme

“Komplimente”, Guardiola: Kanë bërë një punë të pabesueshme

Pep Guardiola ka vlerësuar Akademinë e Manchester Cityt.

Sipas trajnerit katalanas, puna e bërë në nivelin e të rinjve nga klubi i tij është ndër më të mirat në botë: këtë e dëshmojnë 27 lojtarët që kanë debutuar gjatë drejtimit të tij me ekipin e parë.

Në ndeshjen e fundit të grupit të Champions League, me Qytetarët tashmë të kualifikuar dhe të parët, Guardiola dërgoi në fushë shtatë lojtarë të rinj dhe dy shënuan gjithashtu (Hamilton dhe Bobb), raporton telesporti.

“Akademia jonë është e klasit të lartë. Urime lojtarëve të shumtë që kanë arritur në ekipin e parë ose janë shitur. Shumë janë në Premier League ose Championship.

“Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme për tifozët të shohin lojtarë si Lewis apo Foden, të cilët pas 7, 8, 9 vitesh te City tani luajnë në ekipin e parë”.

 

Share This