Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania është kualifikuar në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Ligën C/C2, duke mposhtur Gjibraltarit me rezultat të përgjithshëm 2-0.

Ndeshja e dytë ishte pasqyrë pothuajse e të parës, pasi edhe ky takim përfundoi me një gol.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dytë nisi më furishëm, ku edhe u shënua goli i vetëm.

Ishte minuta e 51-të e takimit, kur Sirvys asistoi te Fedor Cernych për t’i dhënë epërsinë Lituanisë.

Kështu, Lituania do të jetë në grup me Kosovën, Rumaninë dhe Qipron në Ligën C, Grupi C2.

Në anën tjetër, Gjibraltari ka rënë në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Share This