Kompany paralajmëron Interin: Nesër duhet të fitojmë

Kompany paralajmëron Interin: Nesër duhet të fitojmë

“Duhet të fillojmë nga supozimi se detajet mund të bëjnë ndryshimin”.

Ky është çelësi i ndeshjes së kthimit ndërmjet Interit dhe Bayern sipas Vincent Kompany.

Trajneri bavarez foli për ndeshjen çerekfinale të planifikuar në San Siro të mërkurën e 16 prillit në mbrëmje.

“Ndonjëherë këto janë netë speciale, mund t’i quajmë kështu. Ka disa netë kur nevojitet shumë pak për të vendosur një ndeshje. Kështu ndodhi në ndeshjen e parë, duhet të kujtojmë shanset që mund të kishim shfrytëzuar dhe të shpresojmë t’i kemi përsëri. Nesër duhet të fitojmë. Ne duam t’u japim tifozëve tanë më shumë kënaqësi”.

“Skuadra ka pasur disa probleme fizike dhe jemi përpjekur të mbledhim energji për të qenë të rrezikshëm edhe në ndeshje të rëndësishme. Gjëja e fundit që dua të bëj është të fajësoj paraqitjet e individëve. Nëse kam diçka për t’i thënë një lojtari, do t’ia them personalisht që skuadra të përmirësohet, por nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin e identifikimit të fajtorëve në këtë moment. Është një sport ku njerëzit shpesh mund të argëtohen duke gjetur fajin, por unë besoj në të gjithë lojtarët që kam”.

Share This