Kompany para sfidës me Leverkusenin: Do të japim më të mirën
Trajneri i Bayern Munich, Vincente Kompany e ka vlerësuar të vështirë sfidën me Bayer Leverkusenin.
‘Bavarezët’ dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë, do të përplasen nesër mbrëma të kuadër të Kupës së Gjermanisë,
“Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Leverkusen është njëra prej skuadrave më të mira të Gjermanisë. Unë mendoj se fakti që kalendari na ka rezervuar disa ndeshje të mëdha radhazi nuk duhet që të jetë një justifikim për ne pasi të gjithë e dinë se në tilla ndeshje lodhja nuk ndihet”, ka thënë Kompany në koherencën për medie, një ditë para duelit me Leverkusenin.
Ai thotë se skuadra e tij në duel me Leverkusenin do të japin më të mirë.
“Unë nuk e di se si do të luajnë rivalët tanë. Unë di se ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën”, ka pohuar Kompany.