Kompany: Në Munich do të qëndrojnë vetëm lojtarët e uritur për trofe
Gjiganti gjerman Bayern Munich të enjten ka prezantuar trajnerin e ri.
Vincent Kompany është trajneri i ri i ‘Bavarezëve’. Strategu belg është shprehur i lumtur që do të drejtojë klubin më të madh gjermane.
Kompany duke folur për herë të parë si trajneri i Bayern Munich, ka thënë se me skuadrën gjermane synon t’i fitojë të gjitha ndeshjet.
Sipas tij, tek skuadra gjermane do të qëndrojnë vetëm lojtarët që janë të uritur për trofe.
“Dua të fitojmë të gjitha ndeshjet. Në Munich do të qëndrojnë vetëm lojtarët, të cilët janë të uritur për sukses. Do të flas me secilin prej lojtarëve dhe do të shikoj se sa të uritur janë”, ka thënë 38-vjeçari.
Kompany do të zëvendësojë Thomas Tuchel-in e shkarkuar nga Bayern Munich për shkak të rezultateve të dobëta.
‘Bavarezët’ sezonin e fundit e mbyllen pa asnjë trofe.