Kompany e nis me fitore, Bayern mposht Wolfsburgun

Kompany e nis me fitore, Bayern mposht Wolfsburgun

Bayern Munich ia ka bërë sefte me fitore aventurën nën urdhrat e Vincente Kompany, duke mposhtur në udhëtim Wolfsburgun.

“Bavarezzët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:3, sfidë që ishte dramatike nga fillimi.

Jamal Musiala hapi serinë e golave duke shënuar pas asistimit të Sacha Boey (20’).

Mirëpo, Wolfsburg arriti ta përmbyste brenda tetë minutave. Majer fillimisht realizoi nga pika e bardhë (47’) për 1:1, kurse më vonë përfitoi nga asistimi i Wimmer për ta vendosur Wolfsburgun në avantazh (55’).

Bayern s’u dorëzua duke e barazuar rezultatin, këtë herë përmes një autogoli të Kamniskit (65’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Serge Gnabry pas asistimit të Harry Kane (82’).

Bayern tani mbledh tre pikë në Bundesliga si vend i tretë, derisa Wolfsburg qëndron në pozitën e 14-të pa pikë.

Share This