Komisioni disiplinor i FFK-së dënon Krasniqin e Useinin
Drejtori sportiv i Prishtinës, Driton Krasniqi dhe futbollisti Muhamed Useini janë dënuar mosushtrim të detyrës përkatësisht me moslojë nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo trupë është takuar të mërkurën dhe ka sjellur disa vendime.
“Drejtori sportiv i FC ”Prishtina”, Driton Krasniqi nr ID-032929M84. Në min 80 të ndeshjes sjellet në mënyrë jo sportive duke protestuar, ofenduar dhe pa ndërprerë gjyqtarin kryesor për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – LLapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, ka njoftuar FFK.
“Lojtari i FC ”Prishtina”, Muhamed Useini nr fanele 22 dhe nr ID-015539M88. Në min 46 të ndeshjes ndërhyrje e pakontrrolluar ndaj lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – LLapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.