Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin të hënën
Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’.
Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar angazhimet e tyre me ekipet respektive.