Kombëtarja “shokon” botën pas barazimit me Kroacinë. Shqipëria në faqet e para të gazetave
Shqipëria merr pikën e parë në Euro 2024, në një ndeshje të çmendur e për zemra të forta në Hamburg kundër Kroacisë. Rezultati 2-2, që mban dy përfaqësueset me një pikë pas dy ndeshjeve të para. Goli i Gjasulës në fund çoi peshë tifozërinë që ashtu si në Dortmund, ishin superior në tribuna.
Një ndeshje plot emocione ku kuqezinjtë vazhdojnë të bëjnë jehonë në mediat botërore. E përditshmja italiane “La Gazzeta Dello Sport” si titull kryesor ka vendosur: “Festa e Shqipërisë në kohën shtesë”. 2-2 vjen në minutën e 95-të. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetëm fitore ndaj Italisë”, “Çmenduri shqiptare, fut në telashe Kroacinë”, është titulli i gazetës spanjolle “Marca”.
Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë zë përtej Oqeanit ku gazeta më e madhe si “New York Times”, ka vendosur si titull kryesor: Shqipëria po i bën rivalët të djersijnë në ‘Grupin e vdekjes’, ndërkohë prestigjiozja amerikane “ESPN” shkruan në rrjetin social X: “Shqipëri, a e ke seriozisht. Gol në minutën e 95-të dhe barazon rezultatin”. Tabloidi britanik “The Guardian” ka shkruar: “Klaus Gjasula shënoi golin e barazimit në kohën shtesë për Shqipërinë, për të prishur përmbysjen e Kroacisë në pjesën e dytë”.
Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat, duke vendosur një rekord pas golit të Bajramit në ndeshjen e parë kundër Italisë.