Kombëtarja ka një problem… luksoz

Kombëtarja ka një problem… luksoz

Më 12 tetor kundër Republikës Çeke, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo Mendes do të ketë vetëm një problem të madh, konkurrencën në stol, ndërsa pas kësaj sfide presioni ndaj listës së besnikëve të tij mund të rritet edhe më shumë.

Gjithsesi, braziliani e ka bërë të qartë se konkurrenca vetëm sa e rrit cilësinë e skuadrës ndërsa grupin e tij nuk e përcan në asnjë rast. Për sfidën pas 10 ditësh rikthehet Broja, Uzuni, Asani dhe Seferi bashkë me Bajramin apo Asllanin që janë në superformë, ndërsa Muçi po shkëlqen dhe nga familja Shpendi ka dy kërkesa urgjente për të veshur fanellën kuqezi.

Me siguri telefoni i trajnerit brazilian do të ketë mbushur me mesazhe që lidhen me emrin e Kristian Shpendit, i cili vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Çezenës në Serinë C.

Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që skuadra e tij arriti. Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Silvinjos. Edhe pse në një kategori inferiore, emri i të riut të talentuar nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e madje edhe në zyrën që në ambjentet e FSHF-së fik dritat e fundit, ajo e trajnerit brazilian i cili largohet pas orëve të gjata ku studion çdo detaj dhe nuk ia lë asgjë rastësisë.

Shpendi bashkë me vëllain më të madh që aktivizohet në Empoli, po bën mjaft mirë dhe me këtë ritëm talenti i rritur në Itali do të kërkojë hapësirat e tij ashtu si Muçi apo i rikthyeri Broja.

Silvinjo nuk është vetëm në një moemnt historik por edhe të rëdësishëm për planifikimin e të ardhmes sepse shkrirja e gjeneratës së re me skuadrën italiane kërkon  mjeshtëri që ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Arsenalit, me siguri nuk i mungon.

Share This