Kombëtarja e Kosovës përmirëson pozitën në Ranglistën e FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përmirësuar pozitën e saj në renditjen e FIFA-s për nëntë vende.
Kosova tani është e 91-ta dhe është Kombëtarja që ka bërë përparimin më të madh në renditjen e FIFA-s.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, seria prej katërmbëdhjetë ndeshjeve pa humbje dhe suksesi i arritur në turneun ndërkombëtar në Turqi, ka bërë që Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave të arrijë pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi i FFK-së në këtë institucion.
“Në fund të muajit të kaluar, Dardanet triumfuan në turneun e mbajtur në Alanya, duke fituar ndaj Hong Kongut, Estonisë dhe Indisë.
Në prill, Kosova do të nisë ciklin e ri kualifikues për Evropian, ku bën pjesë në Grupin B4 bashkë me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën”, ka vlerësuar FFK. “Sa i përket renditjes së FIFA-s, Spanja është e para, derisa pasohet nga Anglia, Franca, SHBA-ja e Gjermania”.