Koloneli i ushtrisë amerikane, Todd Jacobus, shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Koloneli i ushtrisë amerikane, Todd Jacobus, shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, të mbajtur të hënën, në kuadër të 26-vjetorit të Çlirimit të Deçanit, koloneli i ushtrisë amerikane, Todd Jacobus, u shpall “Qytetar Nderi i Deçanit”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Në këtë ditë të shënuar, Deçani nderoi kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin ‘Qytetar Nderi’. Gjithashtu, kolonelit Jacobus pata nderin t’i ndaj medaljen ‘Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet’, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë sonë. Po ashtu, kemi bërë homazhe te lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, bashkë me shumë miq e bashkëluftëtarë. Përjetësisht i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë”, ka thënë Haradinaj.

Share This