Kolona të gjata në dalje te Dheu i Bardhë

Kolona të gjata në dalje te Dheu i Bardhë

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, aktualisht ka kolonë të automjeteve prej 1.2 km dhe pritja shkon deri në dy orë.

Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku pritjet janë deri në 1 orë e 20 minuta për shkak të kolonës prej 500 metrash. Në pikat tjera pika kufitare pritjet janë të shkurtëra, nga 3 deri në 15 minuta. Edhe pritjet për hyrje në Kosovë janë të shkurta dhe variojnë nga 3 deri 5 minuta.

Share This