KOK dhe MKRS diskutojnë për strategjinë e përbashkët për LM

KOK dhe MKRS diskutojnë për strategjinë e përbashkët për LM

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport, të premten kanë mbajtur takim me drejtuesit e federatave të sporteve ekipore, të cilat do të përfaqësohen në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Të pranishëm në takim ishin: Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani, u.d. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport në MKRS, Fidan Shatri, kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi dhe drejtori i projekteve dhe programeve zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Granit Rugova.

“Qëllimi i takimit ishte diskutimi i strategjisë së përbashkët të punës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ku synimet janë që krahas sporteve individuale, suksesi të arrihet edhe në sportet ekipore”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sportet ekipore sipas këtij njoftimi, të cilat do të përfaqësohen në LM Prishtina 2030 janë, hendbolli, volejbolli, basketbolli 3X3 dhe futsalli, të gjitha këto në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Share This