“Koha për një kapitull të ri”, Gareth Southgate largohet nga drejtimi i kombëtares së Anglisë
Tashmë është zyrtare. Gareth Southgate është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Anglisë.
Lajmin e ka konfirmuar Federata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate zyrtare, teksa ka publikuar një mesazh të Southgate, drejtuar tifozëve.
Southgate shprehet se tanimë është koha për një kapitull të ri.
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ajo ka qenë gjithçka për mua, dhe unë i kam dhënë të gjitha. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Southgate.