Koci pret që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit për rastin `Banjska`

Koci pret që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit për rastin `Banjska`

Avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, Arianit Koci, ka deklaruar se ka informacione se për rastin “Banjska” ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, duke shtuar se pritet nëse do të ketë aktakuzë të re ose të zgjerohet e njëjta.

 

Pas seancës shqyrtuese, Koci ka deklaruar se hetimet për këtë rast po zhvillohen vrullshëm, duke shtuar se pret që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit.

“Kam informacione që ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, por a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re po apo do të zgjerohet, mbetet në strategjinë e prokurorit…Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë të vrullshme. Për këta 42 personat e akuzuarit për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpolit. Ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, por pres që në çdo moment Serbia ose kur t’i vjen koha t’i dorëzojë në Kosovë”, ka deklaruar Koci, raporton rtk.

Share This