
Koci për moslejmin e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Për ni ksi lloj leje…
Avokati Arianit Koci e ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale për t’ia dhënë lejen Hashim Thaçit që të vijë tri ditë pas varrimit të babait të tij, Haxhiut.
Ish-presidenti nuk ishte lejuar nga Specialja që të ishte pjesëmarrës në varrimin e të atit, por sidoqoftë iu dha leja të vinte në Kosovë tre ditë më vonë.
Thaçi në vizitën e tij kishte shkuar te varri i babait, por moslejimi i tij në varrim ishte kritikuar në masë të madhe në opinionin publik.
“Po për ni ksi lloj leje mas tri ditë, ma mirë hiç mos me shku”, ka thënë Koci në DPT Te Fidani.
“Unë vetë kom thanë: Nëse nuk ia lejojnë qat ditë në varrim, hiç mos të vjen”.
E kërkon mas 6 muje a një viti, se po hup kuptimi edhe vetë të atij nderimi në varrin e babës edhe në varrim”.