
Koalicioni VV-LDK merr bekimin e ‘akademik’ Bahtirit: Është marrëveshje e mençurisë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri, ka dalur hapur kundër zgjedhjeve të reja.
Ai ka thënë se duhet të bëhet koalicioni me LDK-në, sepse na presin negociatat me Sërbinë e sfida të tjera jetike përpara.
Deputet Bahtiri, një marrëveshje të mundshme me LDK-në e ka quajtur marrëveshje të mençurisë.
E plotë:
Republika e Kosovës nuk ka luksin të rrotullohet në një cikël pafund zgjedhjesh. Ne kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë, sfida jetike përpara dhe një moment historik që kërkon lidership dhe bashkëpunim. Një marrëveshje e mundshme LVV–LDK nuk është kompromis i dobësisë, por një marrëveshje e mençurisë — një akt përgjegjësie për të ndërtuar institucione të forta dhe për t’i dhënë fund ngërçit politik.
Sot, më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak. Sepse pa unitet politik, nuk ka pavarësi reale. Sepse pa stabilitet, nuk ka zhvillim.
Populli ka folur me votë, tash duhet të flasë udhëheqësia me guxim. Sepse nuk mund të lejojmë që të ardhmen ta mbajë peng e kaluara. Kosova nuk është pronë e askujt, por amanet i gjeneratave që sakrifikuan dhe i atyre që do të vijnë.
AB