Koalicioni për Familjen, fushatë me kafe në sheshin e Prishtinës

Koalicioni për Familjen, fushatë me kafe në sheshin e Prishtinës

Koalicioni për Familjen ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në ditën e dhjetë të kësaj fushate ata organizuan performancën artistike “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”, në atë që kandidati i kësaj liste zgjedhore, Sokol Plakolli e ka quajtur “odë uniteti”.

Kafen aty e piu njëri nga liderët e Koalicionit për Familje, Ferid Agani.

“Kam ardhur të mbështesë Sokolin në fushatën e tij parazgjedhore. Po e shihni e ka zgjedhur një rrugë që  me vlera kulturore ta zë kërrigën në Kuvend të Kosovës. Ka treguar edhe në vitet e kaluara një shkallë  të jashtëzakonshme të aktivizmit qytetar dhe madje si një individ ka qenë në gjendje që të ngritë zërin e ta thotë atë që e mendon”, tha Agani.

Ky aktivitet u tha se do të bëhet çdo ditë, nga ora 12:00 deri në orën 13:00, deri me 7 shkurt, dy ditë para zgjedhjeve.

Share This