Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët premtojnë që paga mesatare të jetë 1000 euro

Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët premtojnë që paga mesatare të jetë 1000 euro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me partnerët e koalicionit Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, janë dakorduar për programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë.

“Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për realizuar synimet tona programore e elektorale”, ka thënë Haradinaj.

Share This